DO TË GJENI ÇFARË QË JU NEVOJET NË NJË NGA KONTAKTET TONA.

+355 68 60 52 040

Rr. Ndre Mjeda, Tirane

E Hene- E Shtune 8 AM - 8 PM

Top

SHYZE sh.p.k

Rreth Nesh

kompleksi guce logo
NE KOMPLEKSIN TONE DO TË GJENI ÇFARË QË JU NEVOJET.

SHYZE sh.p.k, regjistruar si person juridik në QKB (Qendra kombëtare e bizneseve) me numër unik identifikimi të subjektit NUIS J61825090W.

SHYZE sh.p.k është në pronësi të ortakut të vetëm Z.Kujtim Kapollari, ose siç e njohin ndryshe në treg, prej para viteve 90, “Guçja”. Prej nga buron dhe emri kompleksit. SHYZE sh.p.k është themeluar më 16/01/1993, me seli në qendrën e biznesit GKAM në Rrugën e Kavajës.

TRANSPARENCË, CILËSI, & ÇMIM I MIRË. Këto nuk janë fjalë të hedhura në ajër; janë vlerat, pasionet të cilat i gjeni të rrënjosura në proçedurat e brendshme të shoqërise. Në biznes, askush nuk i pëlqen surprizat. Kjo është arsyeja e vendosjes së transparencës si prioritet – në proçeset, teknologjinë, njerëzit dhe rezultatet. Si një shoqeri solide në treg, SHYZE konkludon se cilësia është kusht jo opsion, sidomos në fushën e ndërtimit ku çmon se nuk mund të bëhet kurrësesi kompromis me jetën. Marrëdhëniet me klientët potencial, i synon në terma afatgjatë dhe thekson se cilësia është një ndër bazat për të pasur qëndrueshmëri, të ndërtosh një reputacion dhe mbi të gjitha ta mbash. Çmimi i mirë është filozofia të cilën SHYZE sh.p.k mban më afër zemrës, pasi e konsideron si çelësin e suksesit të saj në biznes. Çmimet e SHYZE sh.p.k në çdo aktivitet kanë qënë gjithmonë proporcionale me realitetin e popullit shqiptar, duke dashur kështu të sensibilizoj konsumatorët, por edhe konkurentët se cilësia nuk është e thënë të shitet shtrenjtë.

VENDNDODHJA

Territori i propozuar për ndërtim është lokalizuar në një vend ideal për ndërtimin e një kompleksi polifunksional. Zona është thuajse 15 minuta në këmbë larg rrugës së njohur si e “Ambasadave”,ku ndodhet ambasada dhe Konsullata e Mbretërisë së Bashkuar, Greqisë, Gjermanisë, Francës etj. Në afërsi të tij gjenden institucione të rëndësishme, të cilat vihen në funksion të individëve,përmendim këtu kopshte, shkolla, universitete, spitale. Në perëndim kufizohet me rrugën “Ndre Mjeda”, ndërsa në veri, jug dhe lindje kufizohet me prona private. Në pronat kufitare që shtrihen në veri dhe lindje të pronës janë të ndërtuara magazina industriale 2 kate dhe shtëpi banimi private 1 kat dhe 2 kate, ndërsa në pronën kufitare në jug ndodhet objekti 7-11-12 kate, i projektuar nga ark.Daniel Libeskind.

SIPËRFAQET

Shoqeria në planin e kompleksit përfshin një projekt ndërtimi me disa funksione përdorimi në një sipërfaqe prej 78,000 m2, nga të cilat 40000 m2 sipërfaqe nëntoke dhe 38 000 m2 sipërfaqe ndërtimi mbi tokë. Kompleksi i ndërtimit do të jetë i përbërë prej 4-kate nëntokë dhe 9-kate mbi tokë, i ndarë në 3 kulla, përkatësisht kulla 1, kulla 2, kulla 3. Sipërfaqja mbi të cilën do të realizohet kompleksi është vlerësuar në 11,000 m2.

GRUPI I PROJEKTIMIT FIZIK

Ark. Etleva ÇOKA A.1031/1
Ing. Helidon KOKONA K. 449/3
Ing. Orion ZAVALANI E.0180/4
Ing. Ramadan ALUSHAJ M.0014/4
Ing. Magda SULJOTI N.5450

NA KONTAKTONI

KOMPLEKSI GUÇE

+355 68 60 52 040

E HENE- E SHTUNE 8 AM - 8 PM

Rr. Ndre Mjeda, Tirane