DO TË GJENI ÇFARË QË JU NEVOJET NË NJË NGA KONTAKTET TONA.

+355 68 60 52 040

Rr. Ndre Mjeda, Tirane

E Hene- E Shtune 8 AM - 8 PM

Top
m

PROJEKT INOVATIV

  |  PROJEKT INOVATIV

PROJEKT INOVATIV

Slide m m AN IDEAL CHOICE FOR
EVERY ARCHITECT

Objekti

Arkitektura dhe forma e objektit është në linjat e drejta.Format janë të thjeshta dhe lineare. Janë 3 volume që ndërthuren njëri me tjetrin, volumi i bardhë, volumi i kuq dhe volumi gri + vetrata. Përdorimi i shiritave horizontale tek volumi i kuq thekson linearitetin horizontal të objektit. Volumi i kuq do jetë veshje me terrakotë, ndërsa shiritat horizontale do jenë veshje me pllake. Volumi i bardhë do jetë fasadë e ventiluar. Pasazhi (sa 2 kate lartesi) mundëson kalimin për në oborrin e brëndshëm të kompleksit. Poshtë pasazhit ndodhet dhe shkalla elektrike, e cila të çon në ambientet e katit -1. Materiali që do përdoret në fasadë është veshja (fasada e ventiluar). Neveshje do të përdoren 3 ngjyra:

Ngjyra e bardhë që do të jetë si kornizë për gjithë objektin,
Ngjyra e kuqe, e cila do të jetë në brendësi të kornizës së bardhë, dhe
Ngjyra gri që do përdoret në veshjen e katit përdhe.

Kangjellat e jashtme do të jenë llamarinë me spesor 4mm, e prerë me kompjuter sipas një dizajni të caktuar. Dritaret dhe dyert në fasadën e jashtme do jenë prej materiali alumin termik dhe me ngjyrë të bardhë. Hapja do jetë me kanata. Njëri kanat i dritareve dhe i derës së ballkonit do jetë me antiribalt. Davancalet e dritareve dhe dyerve të ballkoneve të jashtme do jenë llamarinë e bardhë.

Skeleti dhe Muret

Ndërtesa do jetë me skelet betonarme. Muri i kateve nëntokë do jetë prej betoni me spesor 40cm. Muret perimetrale dhe muret ndarës të apartamenteve do jenë prej tulle me bira me spesor 25cm. Muret ndarës brënda apartamenteve do jenë prej tulle me bira me spesor 12cm.

Oborret

Oborri i jashtem do të shtrohet me pllaka gres porcelanat për përdorim të jashtëm, në mënyrë që të përballojë fluksin e lëvizjes. Gjithashtu pllakat duhet të jenë kundër rrëshqitjes. Oborri i brëndshem do të trajtohet dhe me gjelbërim të ndryshëm sipas stinëve. Pemët do të jenë të llojeve të ndryshme, do mbillen në vazo të mëdha dhe do jenë të levizhme. Ky gjelbërim do të trajtohet nga shoqëria.

Punimet e Brendshme

Parmaket e shkallës brenda do jenë metalike, të pjekur në furrë elektrostatike. Dritaret dhe vetratat do jenë alumin termik ngjyrë e bardhë. Xhamat e dritareve do jenë transparent, jo të errësuar dhe të mbushur me gaz argon. Bazamaket e shkallëve të brëndshme do jenë prej mermeri me spesor 3cm. Dyert e brëndshme do jenë dyer tamburato. Dera e ashensorit do vishet me mermer me spesor 2cm. Grilat do të jenë alumini dhe do të mblidhen lart në kasetë. Ngjyra e grilave do jetë e bardhë. Sistemi i kondicionimit do jetë lokal dhe dalja e tubave do jetë në ballkon. Linjat elektrike dhe të furnizimit me ujë do shtrihen poshtë në dysheme.

Dyshemetë

Dyshemeja e ndërtesës do shtrohet me materiale të ndryshme. Materialet që do përdoren janë illustrat e betonit, pllakat dhe parketi. Me llustër betoni do shtrohen katet nëntokë. Me pllaka do shtrohen kati përdhe, ambientet e hyrjes, shkallët, korridoret dhe nyjet hidrosanitare, ndërsa me parket do shtrohen aprtamentet dhe dhomat e hotelit. Dyshemetë e dhomave të gjumit do shtrohen me parket laminat me spesor 8mm. Poshtë do shtrohet një nënshtresë me spesor 3mm. Dyshemeja e hollit tek shkallet dhe ashensori do të vishet me pllaka gres porcelanat.

Tualetet

Tualetet do vishen me pllaka gres porcelanat. Muret e tualeteve do vishen deri në lartësinë 2.4m.

Date:
Tags: